KIWIE, ose Ekspozita Ndёrkombёtare Koreane e Shpikjeve tё Grave, ёshtё njё ngjarje globale qё prezanton dhe vlerёson inovacionet e grave. E organizuar nga Shoqata Koreane e Grave Inovatore, ekspozita synon tё rrisё interesin pёr inovacionet e grave, tё lehtёsojё shkkёmbimin dhe tё promovojё shpёrndarjen e punimeve tё tyre.
Inovacioni ynë u vlerësua me Çmimin e Artë në ngjarjen ndërkombëtare Korea International Women’s Invention Exposition 2010 në Seul, Kore. Çmimi u dha për një formulim inovativ që kombinon zink sulfat dhe vaj esencial nga Achillea Millefolium për trajtimin e virusit herpes simplex.
Panairi Ndërkombëtar i Shpikjeve në Varshavë (IWIS) është një nga ekspozitat më të mëdha evropiane për shpikje dhe zgjidhje teknike, i organizuar nga Shoqata e Shpikësve dhe Racionalizuesve Polakë. Ai prezanton inovacione nga individë, kompani, akademikë dhe të rinj nga e gjithë bota, me mbi 400 shpikje dhe fokus në fusha të ndryshme si inxhinieria, elektronika, ekologjia dhe zgjidhjet mjekësore.
