Veprimi: Herpesan është një produkt bimore në formë xheli, i destinuar për përdorim lokal në lëkurë dhe mukozë, për lehtësimin e simptomave dhe shërimin e dëmtimeve të shkaktuara nga infeksionet virale të shkaktuara nga virusi Herpes simplex.
Veprimi i xhelit Herpesan është për shkak të pranisë së sulfatit të cinkut dhe vajit eterik të milёfletёs.
Me aplikim lokal, sulfati i cinkut ka veprim astringjent, antiseptik, antiviral dhe antiinflamator, ndërsa vaji eterik i milёfletёs ka veprim kundër inflamacionit dhe ënjtjes, duke stimuluar dhe forcuar veprimin e sulfatit të cinkut.
Përbërësit: Sulfat cinku, vaj eterik i milёfletёs.
Përdorimi: në lëkurë dhe mukozë. Aplikohet sasi e mjaftueshme e xhelit në pjesën e lëkurës ose mukozës për të mbuluar herpesin, të paktën 3 herë në ditë, dhe sipas nevojës më shpesh.