RIBINOVIT vaj nga mëlçia e merlucit me aromë limoni
Vitamin A + D3
Suplement dietetik
Përbërja: Vaj i peshkut nga mëlçia e merlucit.
Vaji i peshkut nga mëlçia e merlucit është një burim i pasur i vitaminave A dhe D, si dhe i acideve yndyrore të pangopura.
Vitamina A është komponent strukturor i pigmentit të syrit rodopsinë dhe kontribuon në ruajtjen e shikimit normal. Vitamina A kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në metabolizmin normal të hekurit. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e gjendjes normale të lëkurës dhe membranave mukoze, të cilat përbëjnë një barrierë mekanike në mbrojtjen e organizmit.
Vitamina D kontribuon në shfrytëzimin normal të kalciumit dhe fosforit në organizëm. Përmes këtij veprimi, vitamina D ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të muskujve, mineralizimin e duhur të kockave dhe dhëmbëve dhe ruajtjen e përqendrimit normal të kalciumit në gjak. Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët. Deformimet më të shpeshta në mungesë të vitaminës D janë rakitizmi te fëmijët dhe osteomalacia te të rriturit. Në të dy rastet ndodh humbja e mineraleve nga kockat, që rezulton në deformime skeletore.
Përdorimi: Vaji i peshkut nga mëlçia e merlucit rekomandohet si shtesë ushqimore për fëmijët në fazën e rritjes dhe për të rriturit në rast të mungesës së vitaminave A dhe D në ushqim, veçanërisht gjatë pranverës dhe dimrit.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.