Cistofit forte përfaqëson produkt farmaceutik kufitar(margjinal) në formë tabletash, të destinuara për lehtësimin e inflamacioneve të rrugëve urinare, veçanërisht në rastet e cistitit dhe prostatitit, kontribuon në eliminimin e toksinave nga organizmi, ndihmon në uljen e mbajtjes së lëngjeve në trup dhe në këtë mënyrë parandalon formimin e ënjtjeve të natyrave të ndryshme.
Cistofit forte përmban: çaj për veshka (Ortyosiphonis folium), gjethe thupre të bardhë (Betula alba), gjethe boronice (Vitis idaeae), majdanoz (Petroselinum crispum), palmë xhuxhe (Serenoa repens), rrënjë xhensen siberian (Eleuterococus senticosus).