Përbërja: Vaji i arrës përmban ekstrakt nga gjethet e arrës (Juglans regia) në vaj ulliri.
Veprimi: Vaji i arrës kujdeset për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Flokët fitojnë shkëlqim, butësi dhe parandalohet shfaqja e çarjeve (ndarja) të qimes së flokëve. Tradicionalisht përdoret për trajtimin e proceseve inflamatore të lëkurës. Ndihmon në ndryshimet seboreike të lëkurës së kokës.
Përdorimi: Për kujdesin e flokëve, aplikohet në flokë dhe në lëkurën e kokës me masazh të lehtë dhe lihet të veprojë për 1 orë. Më pas, shpëlajeni me shampo të butë. Ndryshimet e lëkurës trajtohen me aplikim 2-3 herë në ditë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!