Përbërja: vaji i bajames fitohet me ekstraktim të ftohtë nga fara e bajames (Amydalus communis).
Veprimi: Vaji i bajames ushqen dhe kujdeset për flokët e thata dhe të dëmtuara. Flokët fitojnë shkëlqim, butësi dhe parandalohet shfaqja e çarjeve (ndarja) të fijeve të flokëve. Ushqen dhe kujdeset për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme të fytyrës dhe qafës.
Përdorimi: Aplikohet në flokë dhe lihet të veprojë për 1 orë. Më pas, shpëlahet me shampo të butë. Natën, aplikohet dhe masazhohet në lëkurën e fytyrës dhe qafës.
Vetëm për përdorim të jashtëm!