Përbërja: Vaji i kalendulës përmban ekstrakt nga lulet e kalendulës (Calendula officinalis) në vaj ulliri.
Veprimi: Mbron dhe kujdeset për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme. Vaji i kalendulës ka veprim anti-inflamator dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Përmban bioflavonoide që kanë funksion mbrojtës dhe parandalojnë plakjen e lëkurës. Përdoret për trajtimin e ndryshimeve të lëkurës si: ulçera, aknet, dermatiti (inflamacion i lëkurës), hemorroidet, plagët që kanë vështirësi në shërim, djegiet që kanë vështirësi në shërim (përfshirë ato nga dielli).
Përdorimi: Aplikohet një shtresë e hollë në zonat e dëmtuara të lëkurës, 2-3 herë në ditë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!