EHINAVIT C shurup është i destinuar për përmirësimin e imunitetit. Echinacea purpurea është një bimë mjekësore që përmban echinakoside, flavonoide, polisakaride, acide yndyrore dhe glikoproteina. Veprimi kryesor i përbërësve të saj është stimulimi i sistemit imunitar të organizmit, duke mundësuar mbrojtje kundër viruseve dhe infeksioneve.
Vitamina C lidh radikalet e lira në organizëm dhe vepron si antioksidant. Në kombinim me ekinacean, ajo vepron në mënyrë sinergjike për rritjen e imunitetit.
Ekstrakti i trumzës vepron si ekspektorant dhe bronkospazmolitik. Ky efekt i atribuohet përmbajtjes së vajit esencial, pjesa më e madhe e të cilit ekskretohet përmes mushkërive. Gjatë kalimit nëpër mushkëri, stimulohet sekretimi i mukusit dhe lehtësohet ekspektorimi. Përveç kësaj, posedon edhe veprim antiseptik.
Mëllaga e bardhë gjat kollës së thatë zbut mukozën dhe mundëson nxjerrjen më të lehtë të sekrecioneve.
EHINAVIT C shurup përdoret për:
– Përmirësimin e imunitetit të organizmit
– Në prani të shenjave fillestare të ftohjes dhe gripit
– Në rast të ftohjeve të shpeshta
– Lehtësimin e kollës në gjendje inflamacioni dhe irritimi të mukozës së rrugëve të frymëmarrjes
– Gjendje të përgjithshme dobësie të organizmit.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.