TIMI shurup përmban tinkturë të trumzës, e cila karakterizohet nga veprim spazmolitik, antiviral, ekspektorant dhe sekretomotor. Ndihmon në lehtësimin dhe qetësimin e kollës, përmirëson ekspektorimin dhe hollon sekrecionet viskoze në rrugët e frymëmarrjes. Falë veprimit të tij të butë antibakterial dhe antifungal, ka efekt të favorshëm në infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes.
TIMI shurup përdoret si ekspektorant në rastet e ftohjes dhe në inflamacionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Përbërja: Përbërja: Tinkturë me trumzë dhe mjaltë.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.