ALTEA shurup përmban përbërës bimorë që përmbajnë mukus, i cili vepron në mënyrë të favorshme në mukozën e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Substancat mukoze, përkatësisht komponentët polisakaridikë, kanë aftësi të lidhin ujin, të fryhen dhe të formojnë një shtresë viskoze që vesh mukozën, duke vepruar në mënyrë emoliente dhe mbrojtëse. Në këtë mënyrë, mukuset veprojnë në mënyrë të favorshme në qetësimin e kollës.
АLTEA shurup përdoret për:
• Lehtësimin e simptomave të proceseve inflamatore akute dhe kronike të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, të shoqëruara me kollë të thatë, irrituese dhe joproduktive.
• Trajtim simptomatik të irritimit oro-faringeal të shoqëruar me kollë të thatë.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.