FITALP pika për inhalim përmbajnë mentol dhe një kombinim të vajrave esencialë natyralë, të cilët përdoren për përgatitjen e inhalimeve me avull të ngrohtë.
Falë përbërjes së tyre specifike, të pasur me vajra esencialë, FITALP pika për inhalim mund të përdoren edhe për aromaterapi, duke ndihmuar në arritjen e një gjendjeje qetësie dhe relaksimi, si dhe për freskimin e ambienteve.
Përdorimi: Rekomandohen në këto gjendje: inflamacion i rrugëve të frymëmarrjes, hundë e bllokuar, vështirësi në nxjerrjen e sekrecioneve të trasha nga rrugët e frymëmarrjes, thatësi në fyt.
Përbërja: mentol, vajra esencialë nga eukalipti, pisha dhe trumza.