Efektive gjatё:
– inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes
– pamundësisë për të nxjerrë sekrecionin e trashë nga rrugët e frymëmarrjes
– thatësisë së fytit
Përgatitja e inhalimit:
FITALP pikat për inhalim vendosen në enën speciale për inhalim FITALP, e cila duhet të përmbajë rreth 500 ml ujë të valë, të ftohur deri në rreth 60°C.
Për inhalim te fëmijët përdoren 5–10 pika, ndërsa për të rritur 10–20 pika.
Avujt thithen thellë përmes gojës së hapur ose hundës, për një kohë prej 5–10 minutash.
Procedura përsëritet disa herë në ditë, në varësi të nevojës.
Përbërja: mentol, vajra esencialë nga eukalipti, pisha dhe trumza.