Supozitorët me glicerinë janë të destinuar për trajtimin e çrregullimeve të lehta dhe të herëpashershme të zbrazjes së zorrëve, për të cilat nuk është e nevojshme konsultë me mjekun.
Gliceroli në formë supozitorësh përdoret si mjet për nxitjen e zbrazjes së zorrëve. Sipas mënyrës së veprimit, ai mund të klasifikohet në disa grupe: zbutës i feçeve, laksativ osmotik dhe, gjithashtu, si substancë lokale irrituese e mukozës së rektumit, e cila stimulon peristaltikën dhe në këtë mënyrë nxit zbrazjen e zorrëve.
GLICO-LAX supozitorë mund të ndihmojnë në:
• mungesë të zbrazjes spontane të zorrëve;
• feçe të rralla, të forta, të vogla dhe të thata me zbrazje të vështirësuar dhe ndjenjë të zbrazjes jo të plotë;
• gjendje kur nuk është e mundur përdorimi i laksativëve nga goja.
Përbërja: glicerinë