HEMOROL supozitorë janë produkt farmaceutik kufitar (margjinal) që përfaqësojnë kombinim të disa ekstrakteve bimore, oksidit të zinkut dhe subgalatit të bismutit. Përbërësit aktivë veprojnë në mënyrë sinergjike dhe ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të lidhura me hemorroidet, si: inflamacioni, gjakderdhja, kruarja anale dhe ekzema anale.
Ekstraktet bimore përmirësojnë mikroqarkullimin, përmirësojnë rrjedhjen kapilare dhe tonusin e enëve të gjakut, si dhe forcojnë indin lidhor të substratit amorf perivaskular. Ato kanë veprim antioksidues, antiinflamator dhe anti-edematoz. Oksidi i zinkut dhe subgalati i bismutit veprojnë si astringjentë.
Me përdorim të rregullt të HEMOROL supozitorëve zvogëlohen ënjtja, inflamacioni, lagështia lokale dhe gjakderdhja e hemorroideve.
HEMOROL supozitorë përdoren për:
– hemorroide të brendshme dhe të jashtme,
– kruarje anale,
– ekzemë anale.
Përbërja: ekstrakt i gështenjës së egër, ekstrakt i bushit (shimshirkës) së egër, ekstrakt i gotu kola.