NOSAL sprej për hundë
solucion izotonik
për zhbllokimin dhe higjienën e hundës
Nosal sprej për hundë përfaqëson një solucion izotonik të kripur për higjienën e përditshme të hundës. Lehtëson zhbllokimin dhe largimin e papastërtive nga mukoza e hundës dhe ruan lagështinë normale, duke e mbrojtur mukozën nga tharja dhe irritimet mekanike. Lehtëson frymëmarrjen gjatë simptomave të ftohjes.
Përbërja: 0,9% solucion i klorurit të natriumit
Përdorimi: 1–2 spërkatje në secilën vrimë të hundës, disa herë në ditë.