Pantenoli si përbërës kryesor në sprejin Pantemax e vendos provitaminin e nevojshëm B5 thellë në flokë dhe në lëkurë. Përmirëson hidratimin e lëkurës, zvogëlon kruarjen, përshpejton shërimin e plagëve epidermale, qetëson dhe zbut lëkurën pas rruajtjes dhe depilimit, si dhe pas ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve të diellit. Ndihmon në rigjenerimin dhe forcimin e flokëve të dëmtuar dhe të lëkurës së kokës prej përdorimit të produktetve të kozmetikës, si dhe në mbrojtjen e flokëve nga ndikimet e dëmshme të rrezeve të diellit dhe kripës së detit.
Përdorimi:
Në flokë: aplikohet duke spërkatur mbi flokë të pastër dhe të lagur sipas nevojës. Mos e shpëlani!
Në lëkurë: aplikohet duke e spërkatur disa herë në ditë ose sipas nevojës në zonën e dëshiruar.
Kujdes: shmangni kontaktin me sytë!