REVITIN sprej losion kundër rënies së flokëve përdoret për kujdes dhe trajtim të të gjitha formave të rënies së flokëve, për rritje të ngadaltë të flokëve që kanë humbur vitalitetin. Me përbërësit e tij , ushqen dhe forcon flokun, përmirëson qarkullimin në rrënjën e flokut dhe stimulon rritjen e flokut.
Pantenoli është vitamin i rrallë i cili përmes lëkurës depërton në rrënjën e flokut, përshpejton rigjenerimin e qelizave dhe ruan vitalitetin e qimes. Ekstrakti i specit (capsicum onnuum fruit ext.) dhe mentoli e përmirësojnë qarkullimin dhe furnizimin me gjak të rrënjës së flokut. Vaji i ricinit është i pasur me vitamina, proteina, acide yndyrore dhe antioksidantë, dhe ka efekt antibakterial që ndihmon kundër shfaqjes së zbokthit dhe infeksioneve të skalpit.
Mëmyra e përdorimit: Aplikohet në flokë të pastër dhe të thatë, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë në rrënjët e flokut duke masazhuar derisa losioni të përthithet plotësisht dhe lihet të qëndrojë disa orë. Për efekt më të mirë preferohet që losioni të përdoret në mbrëmje para gjumit dhe të kombinohet me REVITIN shampon me ekstrakt te hudhrës kundër renies së flokëve. Aplikohet vetëm në lëkurë të shëndetshme të skalpit.