GYNEX®5 supozitorёt vaginal (vaginaletat) janë një kombinim i ekstrakteve bimore që lehtësojnë komplikimet e lidhura me gjakderdhjen menstruale të shtuar фose të parregullt, e cila manifestohet si gjakderdhje e zgjatur ose e bollshme gjatë dhe jashtë ciklit menstrual, si dhe ndihmojnë në rregullimin e funksionit të dëmtuar të mukozës vaginale që shfaqet në këto gjendje gjinekologjike.
Ekstrakti i kantarionit dhe vaji esencial i milёfletёs kanë veprim adstringjent dhe spazmolitik, i cili i kombinuar me vetitë hemostatike të ekstraktit të çantës së bariut çon në përshpejtimin e granulimit dhe rikuperimin e epitelit skuamoz, duke rezultuar në ndalimin e gjakderdhjes.
Vaji i kalendulës ka efekt anti-inflamator dhe së bashku me ekstraktin e kantarionit, nxit epitelizimin e mukozës vaginale dhe përshpejton shërimin e dëmtimeve sipërfaqësore dhe plagëve në zonën gjenitale. Efekti anti-inflamator dhe epitelizues i kalendulës dhe kantarionit lidhet me flavonoidet, të cilat ndihmojnë shërimin e indeve të dëmtuara duke stimuluar prodhimin e kolagjenit në mukozë, duke mundësuar rigjenerim dhe epitelizim më të shpejtë dhe më efikas.
Vitamina E, me veprimin e saj qetësues mbi mukozën vaginale të inflamuar, redukton ndjeshëm simptomat që lidhen me thatësinë vaginale si pasojë e ndryshimeve të mukozës që nuk janë të shkaktuara nga faktorë hormonalë.
Kombinimi i përbërësve bimorë në GYNEX®5 supozitorët vaginalë(vaginaletat) përfaqëson një terapi të shkëlqyer komplementare, si plotësim i terapisë bazë konvencionale.
GINEX®5 supozitorët vaginalë (vaginaleta) mund të ndihmojnë në:
• gjakderdhje menstruale të shtuar (menorrhagia),
• gjakderdhje jashtë ciklit menstrual (metrorrhagia),
• sekrecion të shtuar vaginal (leucorrhoea),
• inflamacione të mukozës së vaginës dhe qafës së mitrës,
• dëmtime dhe plagë të mukozës,
• ndryshime të mukozës tek gratë në menopauzë.
Përbërja: ekstrakt i kantarionit, vaj kalendule, vaj esencial i milёfletёs, ekstrakt i çantës së bariut, vitaminë E.