GYNEX®4 supozitorёt vaginal (vaginaletat) janë një kombinim i ekstrakteve bimore që lehtësojnë simptomat e lidhura me rritjen e sekrecionit vaginal në gjendje të ndryshme inflamatore gjinekologjike dhe përshpejtojnë rigjenerimin dhe epitelizimin e mukozës vaginale.
Ekstrakti i aloes ka veprim anti-inflamator, antibakterial dhe antimykotik, duke ndihmuar në uljen e ndjesisë së pakëndshme të djegies dhe kruarjes që shfaqet gjatë proceseve inflamatore të mukozës në zonën vaginale (vaginoza, vulvovaginiti, cerviciti etj.), të cilat nuk janë të shkaktuara nga agjentë patogjenë. Gjithashtu, ka edhe veprim antiviral në rastet e herpesit gjenital.
Vaji i kalendulës ka efekt anti-inflamator dhe së bashku me ekstraktin e aloes, nxit epitelizimin e mukozës vaginale dhe përshpejton shërimin në rast të dëmtimeve sipërfaqësore dhe plagëve të mukozës. Ekstrakti i ehinaceas, në kombinim me ekstraktin e aloes, stimulon dhe forcon imunitetin lokal, duke rritur rezistencën ndaj infeksioneve të ndryshme virale, bakteriale dhe mykotike. Ehinacea është gjithashtu e dobishme në infeksionet kronike vaginale mykotike.
Vitamina E e plotëson ekstraktin e aloes me veprimin e saj qetësues mbi mukozën vaginale të irrituar, duke reduktuar ndjeshëm simptomat që lidhen me thatësinë vaginale si pasojë e ndryshimeve të mukozës që nuk janë të shkaktuara nga faktorë hormonalë.
Kombinimi i përbërësve bimorë në GYNEX ®4 supozitorё vaginal (vaginaleta) përfaqëson një terapi të shkëlqyer komplementare, si plotësim i terapisë bazë konvencionale.
ГИНЕКС ®4 вагиториите mund tё ndihmojnё nё:
• sekrecion të shtuar vaginal (leucorrhoea),
• inflamacion të mukozës së vaginës dhe qafës së mitrës (cervicitis),
• kandidiazë (Candida albicans),
• dëmtime dhe plagë të mukozës,
• infeksione bakteriale,
• herpes vaginal.
Përbërja: ekstrakt i ehinaceas, vaj kalendule, ekstrakt i aloes, vitaminë E.