Përbërësit aktivë në GYNEX® forte supozitorët vaginalë (vaginaletat) kanë veprim antiviral, i cili shpjegon efikasitetin në trajtimin e infeksioneve të transmetuara seksualisht të shkaktuara nga HPV (Human papilloma virus) dhe HSV gjenital (Herpes simplex virus). Përveç veprimit antiviral, ato kanë edhe veprim antimykotik, antibakterial dhe antiprotozoar, si dhe efekt anti-inflamator. Vitamina E ka veti antioksiduese, duke plotësuar efektin e përbërësve të tjerë.
Ky kombinim i përbërësve bimorë në GYNEX® forte supozitorët vaginalë(vaginaleta) përfaqëson një terapi të shkëlqyer komplementare si shtesë e terapisë ekzistuese konvencionale.
GYNEX® forte supozitorët vaginalë (vaginaletaT) mund të ndihmojnë për trajtim lokal në:
• HPV infeksione me displazi të qafës së mitrës (ASCUS dhe CIN1),
• Herpes – infeksione virale (Herpes simplex),
• kandidiazë vaginale (Candida albicans),
• trikomoniazë (Trichomonas vaginalis),
• vaginoza bakteriale.
Përbërja: vaj esencial i ravensarës, vaj esencial i pemës së çajit, vaj esencial i hisopit, ekstrakt i melisës, vitaminë E.