Lea serum për rritjen e flokëve
Serumi rrit ndjeshëm dendësinë, stimulon rritjen, parandalon rënien e flokëve dhe hidraton lëkurën e kokës. Ai rikthen shëndetin dhe vitalitetin tek qimja dhe i jep asaj një pamje të shëndetshme dhe me shkëlqim.
REKOMANDOHET PËR:
• probleme me rrënien e flokut,
• stimulimin e rritjes së flokëve,
• flokë të thatë, të dobët dhe pa jetë që këputen lehtë
• trajtimin e zbokthit dhe problemeve me lëkurën e kokës
MËNYRA E PËRDORIMIT:
Tundeni shishen përpara përdorimit.
Aplikojeni serumin butësisht në lëkurën e kokës dhe në të gjithë gjatësinë e flokëve tuaj.
Masazhojeni me majat e gishtave për 1-2 minuta dhe lëreni të veprojë për disa orë, më pas lani flokët.
Për rezultate më të mira, aplikojeni para se të shkoni në shtrat dhe lëreni gjatë natës.
Për efekt maksimal, rekomandohet përdorimi i serumit 2 deri në 3 herë në javë për një periudhë 6 mujore.
Për flokë të shëndetshëm dhe vitalë, plot jetë. Në mënyrë efektive parandalon rënien e flokëve. Ekstrakti i hudhrës ushqen dhe rigjeneron butësisht flokun, duke e mbrojtur gjithashtu ngjyrën e saj.
REVITIN sprej losion kundër rënies së flokëve përdoret për kujdes dhe trajtim të të gjitha formave të rënies së flokëve, për rritje të ngadaltë të flokëve që kanë humbur vitalitetin. Me përbërësit e tij , ushqen dhe forcon flokun, përmirëson qarkullimin në rrënjën e flokut dhe stimulon rritjen e flokut.
Pantenoli është vitamin i rrallë i cili përmes lëkurës depërton në rrënjën e flokut, përshpejton rigjenerimin e qelizave dhe ruan vitalitetin e qimes. Ekstrakti i specit (capsicum onnuum fruit ext.) dhe mentoli e përmirësojnë qarkullimin dhe furnizimin me gjak të rrënjës së flokut. Vaji i ricinit është i pasur me vitamina, proteina, acide yndyrore dhe antioksidantë, dhe ka efekt antibakterial që ndihmon kundër shfaqjes së zbokthit dhe infeksioneve të skalpit.
Mëmyra e përdorimit: Aplikohet në flokë të pastër dhe të thatë, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë në rrënjët e flokut duke masazhuar derisa losioni të përthithet plotësisht dhe lihet të qëndrojë disa orë. Për efekt më të mirë preferohet që losioni të përdoret në mbrëmje para gjumit dhe të kombinohet me REVITIN shampon me ekstrakt te hudhrës kundër renies së flokëve. Aplikohet vetëm në lëkurë të shëndetshme të skalpit.