Përdoret për trajtim te zgjebës dhe morrave.
Përbërja: 25% benzil-benzoat
Përdorimi për zgjebën: aplikohet me pambuk në të gjithë trupin, nga koka deri te shputat, dhe lihet të thahet për 10 minuta.Veshjet dhe çarshafët duhet të lahen. Aplikohet një here në ditë gjatë natës për dy ditë rresht. Nëse është e nevojshme trajtimi përsëritet pas 3 ditësh. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të trajtohen njëkohësisht.
Përdorimi gjat paraqitjes se morrave: aplikohet në zonën e prekur dhe lihet të qëndrojë 24 orë para se të lahet. Nëse është e nevojshme, trajtimi mund të përsëritet pas 7 dhe 14 ditësh.
Vetëm për përdorim të jashtëm!