HEMOROL pomadё përfaqëson kombinim të disa ekstrakteve bimore, oksidit të zinkut dhe subgalatit të bismutit. Përbërësit aktivë veprojnë në mënyrë sinergjike dhe ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të lidhura me hemorroidet, si: inflamacioni, gjakderdhja, kruarja anale dhe ekzema anale.
Ekstraktet bimore përmirësojnë mikroqarkullimin, përmirësojnë rrjedhjen kapilare dhe tonusin e enëve të gjakut, si dhe forcojnë indin lidhor të substratit amorf perivaskular. Ato veprojnë si antioksidantë, antiinflamatorë dhe anti-edematozë. Oksidi i zinkut dhe subgalati i bismutit kanë veprim astringjent.
Me përdorim të rregullt të HEMOROL pomadës zvogëlohen ënjtja, inflamacioni, lagështia lokale dhe gjakderdhja e hemorroideve.
HEMOROL mast përdoret për:
– hemorroide të jashtme,
– kruarje anale,
– ekzemë anale.
Përbërja: ekstrakt i gështenjës së egër, ekstrakt i bushit (shimshirkës) së egër, ekstrakt i gotu kola.