Përmban përbërës me origjinë natyrale.
Veprim i dyfishtë: parandalon shfaqjen e strijave dhe redukton ose korrigjon ato ekzistuese.
Kompleksi i përbërësve natyral zbut dhe hidraton lëkurën, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon ne rigjenerimin e indit lidhës.
Ekstrakti natyral i Gotu Kola normalizon balancën e indit lidhës dhe e rrit dhe përforcon elasticitetin e lëkurës. Shea buteri natyral siguron hidratim të gjatë dhe intensiv të lëkurës. Lëkur bëhet dukshëm më e butë, duke ulur ndjesinë e pakëndshme të tërheqjes dhe diskomfortit. Vajrat ntyral te kalendulës dhe ullirit ushqejnë dhe zbutin lëkurën, duke mundësuar rigjenerimin dhe përmirësim të cilësisë së saj.
Përdorimi gjatë shtatzënisë: Ky lloj kujdesi i vazhdushëm, ushqimi dhe përmirësimi i elasticitetit të lëkurës, parandalon formimin e strijave të reja gjatë shtatzënisë.
Përdorimi pas lindjes: siguron rigjenerim dhe ripërtrirje të plotë të indit lidhës, duke korrigjuar dhe reduktuar strijat ekzistuese pas lindjes.
Mënyra e përdorimit: Aplikohet në mëngjes dhe në mesditë në zonat e prekura të trupit ose në ato zona ku ekziston rreziku i shfaqjes së strijave: kofshë, vithe, bark, pjesa e poshtme e shpinës, pjesët anësore të trupit. Aplikohet me masazhim të lehtë deri sa kremi të përthithetplotësisht. Për të korrigjuar dhe reduktuar strijat ekzistuese, kremi aplikohet çdo ditë në strijat ekzistuese për një periudhe 2-3 muaj. Për parandalimin dhe formimin e strijave të reja, kremi përdoret gjat gjithë shtatzënise dhe disa muaj pas lindjes. Për rezultate optimale, rekomandojmë përdorim të rregullt i produktit. Produkti është i sigurtë për përdorim edhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.