Vaj argani organik i certifikuar nga Maroku
Përdoret për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.
Lëkurë: Parandalon plakjen e lëkurës dhe shfaqjen e rrudhave. Ushqen thellësisht, rigjeneron dhe rinovon lëkurën. Aplikohen disa pika në lëkurë me masazhim të lehtë derisa vaji të absorbohet plotësisht. Përdoret për fytyrën, qafën dhe dekoltenë.
Flokët: Përdoret për kujdes intensiv të qimeve të flokëve. Ushqen dhe rigjeneron qimen e flokëve dhe parandalon ndarjen e tyre. Aplikohet në majat e flokëve, në flokë të lagur. Në periudhën e verës, përdoret për mbrojtjen e flokëve nga uji i kripur dhe dielli.
Thonjtë: Ushqen dhe forcon thonjtë dhe kutikulat.
Aplikohen disa pika direkt në thonjtë dhe lëkurën rreth tyre.
Vetëm për përdorim të jashtëm!