GYNEX® krem është një preparat bimor me karakteristika antimykotike, antivirale dhe antibakteriale. Ekstrakti i pemës së çajit është efektiv në infeksionet mykotike (Candida albicans). Kombinimi kompleks i ravensarës, melilotit dhe melisës si bimë me veprim antiviral, i plotësuar me veprimin e gjerë antimikrobik të pemës së çajit, përfaqëson një formulë ideale në trajtimin e infeksioneve të transmetuara seksualisht të shkaktuara nga HPV (Human papilloma virus) dhe HSV (Herpes simplex virus). Mund të përdoret në terapi të kombinuar me GYNEX® supozitorët vaginalë (vaginaleta) (te gratë).
Përveç veprimit antiviral, ka edhe veprim antimykotik, antibakterial dhe antiprotozoar. Vitamina E ka veti antioksiduese, duke plotësuar efektin e përbërësve të tjerë.
GYNEX® kremi rekomandohet për:
• HPV infeksione (Human papilloma virus),
• infeksione nga Herpes simplex,
• infeksione mykotike (Candida albicans),
• infeksione bakteriale,
• inflamacione të lëkurës dhe mukozës,
• dëmtime dhe plagë në lëkurë dhe mukozë.
Përbërja: vaj esencial i ravensarës, vaj esencial i pemës së çajit, vaj esencial i hisopit, ekstrakt i melisës, vitaminë E.