ALTEA shurup pa sheqer
ME EKSTRAKT TË MËLLAGËS SË BARDHË
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.
ALTEA shurupi nuk përmban sheqer!
Produkti mund të përdoret nga persona me diabet.
ME EHINACEA, TRUMZË DHE MËLLAGË E BARDHË
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.
EHINAVIT shurupi nuk përmban sheqer!
Produkti mund të përdoret nga persona me diabet.
ME EKSTRAKT NGA GJETHET E DREDHKËS DHE TRUMZËS
Mënyra e përdorimit:Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.
IVILEN shurupi nuk përmban sheqer!
Produkti mund të përdoret nga persona me diabet.
NGA LIKENI ISLANDEZ
LIKENI PYJOR
LIKENI PULMONAR
Shurupi LIHEN FORTE shtë një kombinim i fuqishëm i tre likeneve: liken islandez, liken pyjor dhe liken pulmonar.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.
Shurupi LIHEN FORTE nuk përmban sheqer!
Produkti mund të përdoret nga persona me diabet.
ALTEA shurup përmban përbërës bimorë që përmbajnë mukus, i cili vepron në mënyrë të favorshme në mukozën e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Substancat mukoze, përkatësisht komponentët polisakaridikë, kanë aftësi të lidhin ujin, të fryhen dhe të formojnë një shtresë viskoze që vesh mukozën, duke vepruar në mënyrë emoliente dhe mbrojtëse. Në këtë mënyrë, mukuset veprojnë në mënyrë të favorshme në qetësimin e kollës.
АLTEA shurup përdoret për:
• Lehtësimin e simptomave të proceseve inflamatore akute dhe kronike të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, të shoqëruara me kollë të thatë, irrituese dhe joproduktive.
• Trajtim simptomatik të irritimit oro-faringeal të shoqëruar me kollë të thatë.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.
Ivilen shurup përmban komponentë aktivë bimorë të cilët me veprimin e tyre sinergjik kanë efekt të favorshëm në sëmundjet e mushkërive dhe rrugëve bronkiale.
Kombinimi i këtyre komponentëve bimorë ndihmon në lehtësimin e problemeve me kollën dhe në nxjerrjen e sekrecioneve.
Ivilen shurup përdoret për: Lehtësimin e katarreve akute (inflamacioneve) të traktit respirator, të shoqëruara me kollë dhe trajtimin simptomatik të sëmundjeve kronike inflamatore bronkiale.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.
EHINAVIT C shurup është i destinuar për përmirësimin e imunitetit. Echinacea purpurea është një bimë mjekësore që përmban echinakoside, flavonoide, polisakaride, acide yndyrore dhe glikoproteina. Veprimi kryesor i përbërësve të saj është stimulimi i sistemit imunitar të organizmit, duke mundësuar mbrojtje kundër viruseve dhe infeksioneve.
Vitamina C lidh radikalet e lira në organizëm dhe vepron si antioksidant. Në kombinim me ekinacean, ajo vepron në mënyrë sinergjike për rritjen e imunitetit.
Ekstrakti i trumzës vepron si ekspektorant dhe bronkospazmolitik. Ky efekt i atribuohet përmbajtjes së vajit esencial, pjesa më e madhe e të cilit ekskretohet përmes mushkërive. Gjatë kalimit nëpër mushkëri, stimulohet sekretimi i mukusit dhe lehtësohet ekspektorimi. Përveç kësaj, posedon edhe veprim antiseptik.
Mëllaga e bardhë gjat kollës së thatë zbut mukozën dhe mundëson nxjerrjen më të lehtë të sekrecioneve.
EHINAVIT C shurup përdoret për:
– Përmirësimin e imunitetit të organizmit
– Në prani të shenjave fillestare të ftohjes dhe gripit
– Në rast të ftohjeve të shpeshta
– Lehtësimin e kollës në gjendje inflamacioni dhe irritimi të mukozës së rrugëve të frymëmarrjes
– Gjendje të përgjithshme dobësie të organizmit.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.
Medoprim shurup përmban përbërës bimorë të cilët me veprimin e tyre kanë efekt të favorshëm në sekrecionin e mukusit në bronke dhe në hollimin e sekrecionit të trashë mukoz, duke lehtësuar ekspektorimin dhe qetësuar kollën. Ka efekt të dobishëm në simptomat e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, forcon imunitetin dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme të organizmit.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.
Primula shurup është një preparat natyral me bazë bimore, i cili përdoret për lehtësimin e simptomave të inflamacionit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, për lehtësimin e ekspektorimit, veçanërisht në rastet e proceseve inflamatore të mukozës të shoqëruara me sekrecion të bollshëm dhe kollë produktive.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.
TIMI shurup përmban tinkturë të trumzës, e cila karakterizohet nga veprim spazmolitik, antiviral, ekspektorant dhe sekretomotor. Ndihmon në lehtësimin dhe qetësimin e kollës, përmirëson ekspektorimin dhe hollon sekrecionet viskoze në rrugët e frymëmarrjes. Falë veprimit të tij të butë antibakterial dhe antifungal, ka efekt të favorshëm në infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes.
TIMI shurup përdoret si ekspektorant në rastet e ftohjes dhe në inflamacionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Përbërja: Përbërja: Tinkturë me trumzë dhe mjaltë.
Mënyra e përdorimit: Sipas udhëzimeve të brendshme të parashtruara.